– “O populli ynë! Përgjigjjuni thirrësit të Allahut dhe besojini atij!” – Bindjuni atij që ju fton në adhurimin e Allahut si Një të vetëm dhe që nuk ka asnjë interes personal ndaj jush. Ai thjesht ju fton që të lidheni fort me Zotin tuaj dhe të arrini shpërblimin që fal bujaria e Tij. Ai ju thërret që të fitoni të mirat dhe të largoni nga vetja të gjitha të këqijat e ligësitë.
– “Allahu ju fal gjynahet dhe ju shpëton prej ndëshkimit të dhembshëm.” – Nëse Allahu ju fal gjynahet, të cilët janë shkaktarë të shumë sprovave, dhe nëse ju shpëtoni nga ndëshkimi i dhembshëm, atëherë mbetet të vijnë veç të mirat dhe lumturia e përjetshme. Ky është shpërblimi për këdo që i përgjigjet ftuesit të Allahut për në rrugën e drejtë.