Select Page

35. Prandaj, t’i bëhu i durueshëm, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos kërko shpejtimin e dënimit për ta! Ditën kur të shohin atë që u është premtuar, atyre do t’u duket sikur kanë jetuar (në Tokë) vetëm se një çast të ditës. Ky (Kur’an) është kumtim i qartë. E kush tjetër meriton të shkatërrohet, përveç atyre që janë të pabindur?

– “Prandaj, t’i bëhu i durueshëm, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur…” – Profetët ishin të gjithë të paepur. Durimi i tyre ushqehej vazhdimisht nga siguria në premtimin e Zotit. Ata ishin shembull e  dritë edhe për rrugën e Profetit të...

34. Ditën kur jobesimtarët të përballen me Zjarrin, do t’u thuhet: “A nuk është ky (Zjarr që po shihni) i vërtetë?!” Ata do të thonë: “Po, për Zotin tonë!” Atëherë do t’u thuhet: “Vuani dënimin që e merituat për shkak të mohimit tuaj!”

– “Ditën kur jobesimtarët të përballen me Zjarrin, …” – Allahu i Madhëruar na njofton për gjendjen e tmerrshme dhe të shëmtuar të qafirëve kur përballen me Zjarrin dhe dënimin, të cilin nuk e besonin se do të ndodhte dhe madje talleshin me ata që i...

33. A nuk e dinë ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën dhe nuk u lodh me krijimin e tyre, është i Plotfuqishëm që t’i ngjallë të vdekurit?! Po, Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka.

Ky është një argumentim shumë i bukur dhe i kuptueshëm i Allahut i Madhëruar për vërtetësinë e ringjalljes pas vdekjes. Ai që është i Plotfuqishëm që të krijojë qiejt dhe Tokën, aq madhështore, të përsosura e të rregullta, pa u lodhur dhe pa pasur vështirësi, si mund...

6. Ka njerëz që sajojnë tregime të kota, me qëllim që t’i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut pa patur aspak dituri dhe tallen me ajetet e Librit (të Allahut). Për ta është përgatitur një dënim poshtërues.

Pasi përmendi besimtarët bamirës, që u ndriçuan me udhëzimin e Kur’anit dhe u përkushtuan në jetën sipas Tij, vijon me ata që i kthejnë shpinën Atij dhe nuk arrijnë të ngrenë kokë e të hapin sytë me dritën e Tij. Këta të mjerë ndëshkohen duke u privuar nga drita...

32. Ata, që nuk i përgjigjen thirrësit në rrugën e Allahut, nuk kanë për t’i shpëtuar dënimit në Tokë dhe askush nuk mund t’u mbrojë nga ndëshkimi i Tij. Këta janë në humbje të sigurt.”

– “Ata, që nuk i përgjigjen thirrësit në rrugën e Allahut, nuk kanë për t’i shpëtuar dënimit në Tokë dhe askush nuk mund t’u mbrojë nga ndëshkimi i Tij.” – Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. Asgjë nuk mund t’i shpëtojë pushtetit të Tij. Askush nuk...