Select Page

13. Ne kemi shkatërruar shumë breza para jush, kur ata bënin padrejtësi. Edhe pse të dërguarit u erdhën me argumente të qarta, ata nuk besonin. Kështu i dënojmë Ne popujt që bëjnë padrejtësi.

– “Ne kemi shkatërruar shumë breza para jush, kur ata bënin padrejtësi. Edhe pse të dërguarit u erdhën me argumente të qarta, ata nuk besonin. Kështu i dënojmë Ne popujt që bëjnë padrejtësi.” –  Allahu i Madhëruar na njofton se Ai i shkatërroi...

12. E, kur njeriut i bie një e keqe, ai na lutet, qoftë shtrirë, ulur ose në këmbë e, kur Ne ia largojmë të keqen atij, ai vazhdon sikur të mos na ishte lutur fare për të keqen që e kishte goditur. Kështu keqbërësve u duket mirë ajo që veprojnë.

– “E kur njeriut i bie një e keqe, ai na lutet qoftë shtrirë, ulur ose në këmbë, ” – Ky ajet na tregon rreth natyrës njerëzore dhe prirjeve të saj. Kur njeriu sprovohet me ndonjë fatkeqësi, sëmundje ose vështirësi, ai përpiqet shumë në lutje e...

11. Sikur Allahu t’ua shpejtonte njerëzve pranimin e kërkesës për të keqen, ashtu siç pranon shpejtimin e kërkesës për të mirën, atyre do t’u përfundonte afati. Por ata që nuk janë të bindur për takimin Tonë, Ne i lëmë të enden në shfrenimin e tyre.

– “Sikur Allahu t’ua shpejtonte njerëzve pranimin e kërkesës për të keqen, ashtu siç pranon shpejtimin e kërkesës për të mirën, atyre do t’u përfundonte afati. ” – Kjo tregon për mëshirën dhe kujdesin e Allahut të Madhëruar për robërit e Tij....

6. Nëse ndonjë idhujtar të kërkon mbrojtje, ti strehoje atë, në mënyrë që të mund të dëgjojë fjalët e Allahut e më pas, përcille deri në vendin ku mund të jetë i sigurt! Kështu vepro, sepse ata janë njerëz që nuk dinë!

  Në ajetet e mësipërme Allahu i Madhëruar tha: “Pasi të kalojnë muajt e ndaluar, luftojini idhujtarët kudo që t’i gjeni, kapini, rrethojini dhe u zini pritë në çdo shteg.” Ky ishte një urdhër i përgjithshëm, i cili duhej të zbatohej mbi të gjithë të përshkruarit, e...