Select Page

72. Besimtarëve dhe besimtareve Allahu u ka premtuar kopshte nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë dhe vendbanime të bukura në Xhenetin e Adnit. Por lumturia më e madhe është kënaqësia e Allahut. Kjo është fitorja e madhe.

–  “Besimtarëve dhe besimtareve Allahu u ka premtuar kopshte nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë dhe vendbanime të bukura në Xhenetin e Adnit.” – Në Xhenet ka vetëm mirësi, lumturi dhe gëzim; ai është i pastër nga ligësitë e brengat....

71. Besimtarët dhe besimtaret janë miq e mbrojtës të njëri-tjetrit; ata urdhërojnë për të mirë e ndalojnë nga e keqja, falin rregullisht namazin, japin zekatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Allahu do t’i mëshirojë ata. Allahu është Ngadhënjimtar e i Urtë.

Pasi tha se munafikët janë miq të njëri-tjetrit, Allahu i Madhëruar na thotë se edhe besimtarët janë miq të njëri-tjetrit, por besimtarët përshkruhen me të tjera cilësi: – “Besimtarët dhe besimtaret janë miq e mbrojtës të njëri-tjetrit; …” – Si...

70. A nuk u ka mbërritur historia e atyre që ishin më herët, populli i Nuhut, i Adit dhe Themudit, populli i Ibrahimit, i Medjenit dhe i qyteteve të përmbysura – atyre u erdhën të dërguarit me argumente të qarta. Allahu nuk u bëri asnjë padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetes.

  Allahu i Madhëruar kërcënon munafikët me të njëjtin ndëshkim me të cilin goditi popujt e mëparshëm, që i kundërshtuan profetët dhe shpalljet e Zotit të tyre, si popullin e Nuhut, të Adit, të Themudit, popullin e Ibrahimit, Medjenit dhe Mu’tefikatit....

69. Ashtu si ata para jush të cilët ishin më të fuqishëm se ju, kishin më shumë pasuri e fëmijë dhe u kënaqën me çfarë u takoi, edhe ju kaluat pjesën tuaj të kënaqësisë dhe u zhytët në kotësi si ata. Veprat e tyre janë të pavlera në këtë jetë dhe në jetën tjetër dhe pikërisht këta janë të dëshpëruarit.

  Allahu i Madhëruar kërcënon munafikët me të njëjtin ndëshkim me të cilin goditi popujt e mëparshëm, që i kundërshtuan profetët dhe shpalljet e Zotit të tyre, si popullin e Nuhut, të Adit, të Themudit, popullin e Ibrahimit, Medjenit dhe Mu’tefikatit....