Select Page

77. Prandaj, Ai ua ka hedhur hipokrizinë në zemrat e tyre, deri në Ditën kur do të dalin para Tij, sepse e shkelën premtimin e dhënë Allahut dhe sepse vazhdimisht gënjenin.

– “Prandaj, Ai ua ka hedhur hipokrizinë në zemrat e tyre, deri në Ditën kur do të dalin para Tij, sepse e shkelën premtimin e dhënë Allahut dhe sepse vazhdimisht gënjenin.” – Ky është ndëshkimi i pandashëm i këtyre të mjerëve. Për këtë arsye, le të jenë të...

75. Ka nga ata, që i janë zotuar Allahut, duke thënë: “Nëse Ai na jep nga mirësitë e Tij, sigurisht që do të japim sadaka dhe sigurisht që do të bëhemi njerëz të mirë.

– “Ka nga ata, që i janë zotuar Allahut, duke thënë: “Nëse Ai na jep nga mirësitë e Tij, sigurisht që do të japim sadaka dhe sigurisht që do të bëhemi njerëz të mirë.” – Ka munafikë, të cilët i premtojnë Allahut: Nëse na i shton mirësitë e dynjasë, edhe ne...

74. Ata betohen në Allahun se nuk kanë thënë asgjë të keqe. Në të vërtetë, ata thanë fjalë kufri, mohuan pasi kishin pranuar Islamin dhe tentuan diçka që nuk e arritën dot. Ata u mbushën me urrejtje, vetëm sepse Allahu dhe i Dërguari i Tij i begatoi besimtarët me mirësitë e Tij. Nëse pendohen, do të jetë më mirë për ta. Por nëse refuzojnë, Allahu do t’i ndëshkojë me një dënim të dhembshëm në këtë jetë dhe në jetën tjetër dhe për ta nuk do të ketë asnjë mbrojtës e ndihmëtar në tokë.

– “Ata betohen në Allahun se nuk kanë thënë asgjë të keqe.” –  Disa prej tyre, duke nënkuptuar Profetin dhe shokët e tij, thoshin me nënçmim: “Kur të kthehemi në Medine, paria do t’i dëbojë prej saj të përçmuarit.” Në fakt, e tërë krenaria u takon Allahut,...