Select Page

– “O Profet! Luftoji jobesimtarët dhe hipokritët dhe sillu ashpër me ta!” – Sa herë që nevojitet ashpërsimi i luftës ndaj tyre, kryeje këtë detyrë. Këtu bëhet fjalë jo vetëm për luftën ushtarake, por edhe për luftën me dituri, argumentim e arsyetim. Ata që shfaqin haptazi armiqësi e shpallin luftë, luftohen me forcën ushtarake, por duke mos lënë mënjanë edhe forcën e fjalës, argumentit, si edhe urtësinë e qartësimit të së vërtetës.

Ata që janë të nënshtruar dhe jetojnë nën shtetin Islam ose kanë marrëveshje me shtetin Islam, ata luftohen gjithmonë me forcën e fjalës dhe argumentit. Këtyre u qartësohen butësisht mirësitë e Islamit dhe fatkeqësitë e shirkut dhe të mohimit të Zotit. Kështu veprohet me ta në jetën e kësaj bote, ndërsa për në ahiret, i Madhëruari thotë:

– “Vendbanim i tyre është Xhehenemi, që është përfundimi më i keq.” – Ai është vendi nga ku ata nuk do të mund të largohen kurrë, por do të vuajnë atje përjetësisht.