Select Page

106. Ai që e mohon Allahun pasi ka besuar në Të – përveç atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht në besim – dhe ia hap gjoksin mosbesimit, mbi të do të bjerë zemërimi i Allahut dhe do të ketë një dënim të madh.

Ajeti flet për gjendjen e shëmtuar të atyre që e mohuan Allahun pas kishin besuar njëherë. Ata u verbuan, pasi e kishin parë qartë të vërtetën. Ata iu kthyen humbjes e shkatërrimit, pasi kishin gjetur udhën e drejtë. Ata të mjerë i hapën zemrën mohimit dhe u kënaqën e...

104. S’ka dyshim se ata që nuk i besojnë ajetet e Allahut, nuk ka për t’i udhëzuar Allahu në Rrugën e Drejtë dhe ata do të kenë një dënim të dhembshëm.

Shpalljet dhe shenjat e Zotit e tregojnë qartë të vërtetën, dhe këtë e bëjnë në mënyrën më të thjeshtë. Megjithatë, mohuesit përsëri i refuzojnë ato. Këta të mjerë, që i refuzojnë argumentet e Zotit, duhet të kenë frikë për fundin e hidhur që i pret, sepse: “Nuk ka...

103. Ne e dimë shumë mirë se ata thonë: “Atë (Muhammedin) është duke e mësuar një njeri.” Mirëpo, gjuha e atij, për të cilin aludojnë ata është joarabe dhe kjo (e Kur’anit) është një gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë.

Allahu i Lartësuar tregon rreth shpifjes së idhujtarëve, që kundërshtonin Profetin (a.s.). Ata pretendonin se ishte një njeri që ia mësonte Kur’anin Profetit (a.s.). Por ai dikushi, që ata pretendonin se ia mësonte Kur’anin, ishte joarab, ndërsa...