– “Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur dhe eshtra, ne do të ringjallemi? Vallë, edhe etërit tanë të hershëm (do të ringjallen)?“ – Çuditë e tyre nuk kanë të mbaruar. Ata krahasojnë pushtetin e Zotit, të Tokës dhe të qiejve me pushtetin e njeriut, që është i dobët dhe i mangët nga të gjitha këndvështrimet.
Duke treguar se e shohin ringjalljen si diçka të largët dhe të pamundur, thonë me mendjemadhësi: “Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur dhe eshtra, ne do të ringjallemi? Vallë, edhe etërit tanë të hershëm?” Ky është fundi i diturisë së tyre. Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që t’u japë atyre një përgjigje, që përmban në vete edhe kërcënim, edhe paralajmërim. Ai thotë: