Allahu i Lartësuar tregon rreth shpifjes së idhujtarëve, që kundërshtonin Profetin (a.s.). Ata pretendonin se ishte një njeri që ia mësonte Kur’anin Profetit (a.s.). Por ai dikushi, që ata pretendonin se ia mësonte Kur’anin, ishte joarab, ndërsa Kur’ani është në një arabishte të pastër. Atëherë, është e pamundur ta mendosh këtë si të vërtetë. Por mashtruesit, që vetëm shpifin dhe trillojnë, as që nuk e mendojnë se ku përfundon mashtrimi i tyre. Ata thjesht shpifin e shpifin, pa parë se sa të palogjikshme janë shpifjet e tyre. Fjalët e tyre janë aq kontradiktore e të kota, saqë mendja i refuzon që në momentin e parë që i dëgjon.