Select Page

71. Jobesimtarët do të sillen në Xhehenem turma-turma. Kur mbërrijnë atje, dyert e tij hapen dhe roja e tij do të thotë: “A nuk ju erdhën të dërguar nga mesi juaj, që t’jua përcillnin shpalljet e Zotit tuaj dhe t’ju paralajmëronin për takimin tuaj në këtë ditë?!” Ata do të thonë: “Po, (patën ardhur)”. Por vendimi për dënimin e jobesimtarëve tashmë është bërë realitet.

Allahu është Ai që i krijoi të gjitha krijesat dhe kujdeset për furnizimin dhe administrimin e punëve të tyre. Kjo është e përbashkët për të gjitha krijesat. Ata janë të njëjtë në këtë dynja në aspektin e krijimit, furnizimit dhe administrimit. Edhe në Ditën e...

69. Toka do të ndriçohet me dritën e Zotit të saj dhe Libri (i veprave) do të hapet. Atëherë do të sillen për të dëshmuar profetët e dëshmitarët. Mes robërve do të gjykohet me të vërtetën dhe atyre nuk do t’u bëhet asnjë padrejtësi.

– “Toka do të ndriçohet me dritën e Zotit të saj …“ – Nga kjo kuptohet se të gjitha llojet e ndriçimit në tokë do të zhduken Ditën e Gjykimit. Kështu do të ndodhë, sepse Allahu na ka treguar se Dielli do të mbështillet e shuhet, Hëna do të humbasë...

68. Kur t’i fryhet Surit do të vdesin të gjithë, çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do Allahu (të mos vdesin). Pastaj do t’i fryhet atij për së dyti, dhe ja, të gjithë do të qëndrojnë në këmbë duke pritur (urdhrin e Zotit).

– “Kur t’i fryhet Surit do të vdesin të gjithë, çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do Allahu (të mos vdesin).“ – Ai është një bri i madh, që askush veç Krijuesit nuk ia di madhështinë, ose mund të dinë edhe ata melekë që Zoti ua ka...