Select Page

61. Është Allahu Ai që natën e bëri për ju për të pushuar dhe ditën e bëri të ndritshme (për të parë). Allahu është Bamirës i madh për njerëzit, por shumica e njerëzve nuk falënderojnë.

Medito pak në këto ajete të mrekullueshme, që flasin për mëshirën e gjerë të Allahut dhe për mirësinë e bujarinë e Tij të pakufishme. Ato tregojnë se është detyrim mirënjohja ndaj Atij që na i dhuroi këto mirësi. E si të mos e lavdërosh e t’i tregosh mirënjohje Atij,...

60. Zoti juaj ka thënë: “M’u lutni Mua, që Unë t’ju përgjigjem! Por ata që, nga mendjemadhësia, i shmangen adhurimit Tim, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar.”

– “Zoti juaj ka thënë: “M’u lutni Mua, që Unë t’ju përgjigjem!” – Ky ajet tregon për butësinë dhe mëshirën e Allahut ndaj robërve , si edhe për mirësitë e bujarinë e Tij të pakufishme. Ai i fton vazhdimisht robërit e Tij në çdo gjë që rregullon si fenë e...