– “I tillë është Allahu, Zoti juaj, Krijuesi i çdo gjëje. Nuk ka të adhuruar me meritë përveç Tij.” – Ai i Cili ju ka falur të gjitha mirësitë dhe përkujdeset për ju është vetëm Allahu i Madhëruar. Ai është i vetmi Krijues, Furnizues, Sundues e Përkujdesës dhe i vetmi që meriton adhurimin e përkushtimin tuaj të plotë. Mirësitë e shumta të dhuruara prej Tij janë shenjë se Ai është i vetmi Zot, ndërsa mirënjohja dhe lavdërimi që Ai meriton për këto mirësi dhe për cilësitë e Tij të mrekullueshme tregojnë se Ai është i vetmi që meriton adhurimin.
– “Atëherë, si i largoheni së vërtetës?” – Pasi i Madhëruari pohoi zotërimin dhe sundimin absolut të Tij, Ai urdhëron që ta adhurojmë si Një të vetëm, duke thënë: Si i largoheni adhurimit të Tij, pa i bërë shok e ortak?! Si nuk i përkushtoheni vetëm Atij, pasi ju solli argumente dhe jua ndriçoi rrugën?!