Select Page

– “Sigurisht që Ora do të vijë! Për këtë s’ka dyshim …” – Nuk ka dyshim që momenti kur të ndodhë kijameti dhe ringjallja do të vijë. Kjo është një e vërtetë, për të cilën na njoftuan profetët, të cilët janë krijesat më të sinqerta në fjalët e lajmet që sollën nga Zoti. Për këtë të vërtetë kanë folur të gjitha shpalljet qiellore, lajmet e të cilave janë absolutisht të sakta. Atë e mbështet edhe logjika e pastër, kur sheh shenjat dhe argumentet e Zotit në gjithësi, të cilat dëshmojnë për pushtetin e Tij mbi gjithçka.

“… por shumica e njerëzve nuk besojnë.” – Pra, edhe pas gjithë këtyre fakteve nxitës për të besuar dhe për t’iu nënshtruar Zotit e për t’u përgatitur për Ditën e Takimit, shumë njerëz nuk besojnë dhe nuk e zgjedhin këtë rrugë.