Select Page

16. Prandaj Ne lëshuam kundër tyre një Erë të furishme për disa ditë shkatërruese, për t’i bërë ata ta ndienin shijen e dënimit poshtërues që në jetën e kësaj bote; por në botën tjetër Dënimi do të jetë edhe më poshtërues dhe ata nuk do të gjejnë asnjë ndihmë.

– “Prandaj Ne lëshuam kundër tyre një Erë të furishme për disa ditë shkatërruese, …” – Ajo ishte një stuhi e furishme, aq sa prej saj krijohej një ushtimë shumë e frikshme, si një bubullimë. Allahu i Lartësuar ua vazhdoi atë furtunë për shtatë net e...

15. Sa i përket popullit Ad, ata u treguan arrogantë në tokë kundër të vërtetës dhe thanë: “Kush është më i fortë se ne?” A nuk e dinin ata se Allahu, i Cili i krijoi, është më i fortë se ata?! Por ata vazhduan t’i rrefuzonin shenjat Tona.

– “Sa i përket popullit Ad, ata u treguan arrogantë në tokë kundër të vërtetës dhe thanë: “Kush është më i fortë se ne?” –  Këtu flitet për historinë e popujve Ad dhe Themud. Populli i Adit, përveç se ishin mohues të Zotit, të shenjave të Tij dhe të...

24. Ai (Profeti) u thoshte: “Vallë, edhe pse ju kam sjellë një udhëzim më të mirë nga ai që ju keni gjetur tek të parët tuaj?” Ata thoshin: “Ne e mohojmë atë gjë, për të cilën ju jeni dërguar.”

– “Ai (Profeti) u thoshte: “Vallë, edhe pse ju kam sjellë një udhëzim më të mirë nga ai që ju keni gjetur tek të parët tuaj?”” – Kuptimi: Nëse unë ju sjell një udhëzim më të drejtë se ai i të parëve tuaj, a do të më pasoni, vallë? Nëse vërtet synoni...