– “Ai (Profeti) u thoshte: “Vallë, edhe pse ju kam sjellë një udhëzim më të mirë nga ai që ju keni gjetur tek të parët tuaj?”” – Kuptimi: Nëse unë ju sjell një udhëzim më të drejtë se ai i të parëve tuaj, a do të më pasoni, vallë? Nëse vërtet synoni udhëzimin në rrugën e drejtë dhe gjetjen e të vërtetës, atëherë a do të më pasoni? Por ju nuk e dëshironi këtë.
– “Ata thoshin: “Ne e mohojmë atë gjë, për të cilën ju jeni dërguar.”” – Pra, ata nuk synonin gjetjen e udhëzimit të drejtë dhe të vërtetë, por thjesht dëshironin të vazhdonin në kotësitë dhe devijimin e trashëguar nga të parët e tyre, ku kishin gjetur rehati dhe kënaqësi për epshin dhe dëshirat e tyre.