Select Page

– “Sa i përket popullit Ad, ata u treguan arrogantë në tokë kundër të vërtetës dhe thanë: “Kush është më i fortë se ne?”  Këtu flitet për historinë e popujve Ad dhe Themud. Populli i Adit, përveç se ishin mohues të Zotit, të shenjave të Tij dhe të profetëve të Tij, ata ishin njerëz të prishur e shkatërrimtarë. Ata dhunonin padrejtësisht të tjerët, ishin shumë arrogantë dhe të vetëkënaqur me fuqinë e tyre, aq sa thoshin: “E kush është më i fortë se ne?”.

– “A nuk e dinin ata se Allahu, i Cili i krijoi, është më i fortë se ata?! Por ata vazhduan t’i rrefuzonin shenjat Tona. – Por Allahu i Lartësuar kthen përgjigjen për ta, duke përmendur diçka që e dinë të gjithë. I Madhëruari thotë: A nuk e dinin ata se Allahu, i Cili i krijoi, është më i fortë se ata?! Nëse Ai nuk do t’i kishte krijuar, ata nuk do të ekzistonin. Për këtë arsye, nëse ata do të kujtonin këtë fakt, nuk do të silleshin me kryelartësi dhe arrogancë.