Select Page

130. Prej fesë së Ibrahimit largohet veç ai që e nënçmon vetveten. Ne, e dalluam atë në këtë botë dhe në botën tjetër, ai do të jetë ndër të mirët.

– “Prej fesë së Ibrahimit largohet veç ai që e nënçmon vetveten.” – Askush nuk mund të devijojë nga rruga e Ibrahimit pasi të ketë njohur dhe mësuar gjithë këto  të dhëna rreth cilësive të larta të tij, përveç atyre që e zhvlerësojnë veten, duke u kënaqur...

129. Zoti ynë! Dërgo ndër ta një të dërguar nga gjiri i tyre, që t’u lexojë atyre ajetet e Tua, t’u mësojë atyre Librin (Kur’anin) dhe Urtësinë (Traditën profetike), dhe t’i pastrojë ata. Ti je Ngadhënjimtari dhe i Urti

– “Zoti ynë! Dërgo ndër ta një të dërguar nga gjiri i tyre, që t’u lexojë atyre ajetet e Tua,” – Ata i kërkuan Allahut të Lartësuar që Ai të dërgonte nga mesi i pasardhësve të tyre një profet. Kjo ndodhi për disa arsye, si: – që grada e Ibrahimit dhe...

128. Zoti ynë! Na bëj muslimanë të përulur ndaj Teje! Bëj që edhe pasardhësit tanë të jenë një popull musliman i përulur ndaj Teje! Na i trego rregullat e adhurimit tonë dhe na e prano pendimin tonë! Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti.

– “Zoti ynë! Na bëj muslimanë të përulur ndaj Teje! Bëj që edhe pasardhësit tanë të jenë një popull musliman i përulur ndaj Teje!” – Thelbi i Islamit është përulje e plotë e zemrës dhe ndaj Zotit të saj, që rrjedhon detyrmisht në nënshtrimin e gjithë...

127. Dhe kujtoni kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke ngritur themelet e Shtëpisë (Qabes), luteshin: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë shërbim), se me të vërtetë Ti Dëgjon dhe Di gjithçka.

– “Dhe kujtoni kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke ngritur themelet e Shtëpisë (Qabes), luteshin …” – Domethënë, kujto kohën kur Ibrahimi dhe Ismaili ndërtonin mbi themelet e Shtëpisë së Lashtë! Ajeti na tregon se si ata merreshin me ndërtimin e saj të...