Select Page

1. Elif, Lam, Mim

Gati 80 ajetet e para të kësaj sureje trajtojnë mënyrën e polemikës me të krishterët, duke hedhur poshtë pretendimet dhe tezat e tyre të pabaza për fenë e Zotit. Ata ftohen, gjithashtu, për të pasuar fenë Islame. Në fillim të kësaj sureje flitet rreth të krishterëve,...

234. Kur ata (burrat) vdesin dhe lënë gra pas, ato (gratë) duhet të presin katër muaj e dhjetë ditë. Kur ato e plotësojnë afatin e tyre të pritjes, nuk është më përgjegjësia juaj (e kujdestarëve ligjorë të gruas) se çfarë bëjnë ato me veten e tyre në mënyrë të njerëzishme. Allahu e di hollësisht se çfarë bëni.

– “Kur ata (burrat) vdesin dhe lënë gra pas, ato (gratë) duhet të presin katër muaj e dhjetë ditë.” – Pas vdekjes së burrit, gruaja e ka për detyrë të presë katër muaj e dhjetë ditë pa u martuar. Kjo periudhë lihet me qëllim që, gjatë saj, të qartësohet...

233. Nënat le t’u japin gji foshnjave të tyre dy vjet të plotë, nëse dëshirojnë që ta plotësojnë gjidhënien. I ati i fëmijës ka përgjegjësi për furnizimin dhe veshmbathjen e tyre, ashtu si është zakoni. Askush nuk ngarkohet më shumë sesa ka mundësi. Nëna, nuk bën të dëmtohet me fëmijën e saj, e as babai me fëmijën e tij. Edhe trashëgimtarët (ashtu si prindërit) kanë të njëjtat përgjegjësi (në përkujdesin ndaj fëmijës). E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi, ata (dy prindërit) vendosin për ndërprerjen e gjidhënies, kjo nuk përbën ndonjë gjynah për ta. Nëse ju dëshironi gjidhënëse tjetër për fëmijën tuaj, kjo nuk përbën ndonjë gjynah për ju, me kusht që pagesën t’ia bëni në mënyrën e duhur. Kijeni frikë Allahun dhe dijeni se Allahu ju sheh se çfarë bëni.

– “Nënat le t’u japin gji foshnjave të tyre dy vjet të plotë, nëse dëshirojnë që ta plotësojnë gjidhënien.” – Allahu e ka konsideruar këtë normë si diçka të njohur dhe të padiskutueshme ndër njerëz. Pra, ishte e panevojshme që t’i urdhëroje njerëzit për...

232. Kur t’i keni ndarë gratë dhe ato të kenë përmbushur afatin e tyre të pritjes (id-deh), mos i pengoni që të rimartohen me burrat e tyre, nëse ka pëlqim mes çiftit, ashtu si e kërkojnë rregullat, nga të cilat përfitojnë vetëm ata që besojnë në Allahun dhe në Botën Tjetër. Kjo është më e dobishmja dhe më e pastra për ju. Allahu e di e ju nuk e dini.

– “Kur t’i keni ndarë gratë dhe ato të kenë përmbushur afatin e tyre të pritjes (id-deh), mos i pengoni që të rimartohen me burrat e tyre, nëse ka pëlqim mes çiftit, ashtu si e kërkojnë rregullat …” – Ky ajet u drejtohet kujdestarëve ligjorë të grave të...