Select Page

45. Ne i urdhëruam ata në Teurat: “Jeta me jetë, syri me sy, hunda me hundë, veshi me vesh, dhëmbi me dhëmb dhe plaga me masë (të drejtë) ndëshkimore. Por, për atë që fal, ka shlyerje gjynahesh. Ata që nuk gjykojnë me atë që ka shpallur Allahu, ata janë të padrejtë“.

– “Ne i urdhëruam ata në Teurat: “Jeta me jetë, syri me sy, hunda me hundë, veshi me vesh, dhëmbi me dhëmb dhe plaga me masë (të drejtë) ndëshkimore.” – Këto janë disa ligje me të cilat gjykonin profetët dhe dijetarët e vjetër. Allahu i Madhëruar i...

44. Ne e zbritëm Teuratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita. Sipas tij gjykuan pejgamberët e bindur mes judejve. Me të gjykuan edhe dijetarët e devotshëm e paria fetare. Ata ishin të obliguar ta ruanin Librin e Allahut (të pacënuar) dhe të ishin dëshmitarë (të së vërtetës). Prandaj, mos i kini frikë njerëzit, por më kini frikë vetëm Mua! Dhe mos i ndërroni argumentet e Mia me një çmim të vogël! Kush nuk gjykon me ligjin që ka shpallur Allahu është jobesimtar.

– “Ne e zbritëm Teuratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita.” – Allahu i Lartësuar  ia shpalli Teuratin Musait, të birit të Imranit (a.s.). Nëpërmjet Teuratit, Allahu i Lartësuar udhëzoi në fenë e drejtë dhe i ruajti besimtarët nga humbja dhe...

42. Ata (judejtë) e pasojnë shumë gënjeshtrën dhe e hanë shumë haramin. Në qoftë se vijnë te ti (për ndonjë gjykim), gjyko mes tyre (me ligjin e Zotit) ose distancohu prej tyre. Nëse distancohesh prej tyre, ata nuk mund të të bëjnë ty asnjë të keqe. Por nëse gjykon mes tyre, gjyko me drejtësi, sepse Allahu i do ata që gjykojnë me drejtësi.

– “Ata (judejtë) e pasojnë shumë gënjeshtrën dhe e hanë shumë haramin.” – Për shkak të mendjelehtësisë, ata dëgjonin dhe i bindeshin parisë së tyre, të cilët i ftonin në gënjeshtra dhe trillime. Përveç kësaj, ata ishin ngrënës të babëzitur të pasurisë...

41. O i Dërguar! Mos u brengos për ata që nguten për në mosbesim, të cilët me gojët e tyre thonë: “Kemi besuar”, ndërsa zemrat e tyre nuk kanë besuar. Prej judejve ka shumë që e pasojnë gënjeshtrën dhe i binden një populli që nuk kanë ardhur asnjëherë tek ti (për të dëgjuar të vërtetën). Ata i ndryshojnë kuptimet e fjalëve dhe thonë: “Nëse ju jepet kështu, pranojeni, e nëse nuk ju jepet kështu, atëherë bëni kujdes (mos e pranoni)!” Por atë që Allahu dëshiron ta sprovojë, ti nuk mund ta shpëtosh. Këta janë ata, të cilëve Allahu nuk do t’ua pastrojë zemrat. Në këtë jetë, ata kanë poshtërim, kurse në jetën tjetër kanë dënim të madh.

– “O i Dërguar! Mos u brengos për ata që nguten për në mosbesim, …” – Profeti (a.s)ishte shumë i angazhuar në udhëzimin e njerëzve dhe shqetësohej shumë për ta. Për këtë arsye, nëse ndonjëri prej atyre që, në fakt, thjesht sa shfaqej si besimtar, largohej,...