Select Page

49. Gjyko mes tyre me atë që ka shpallur Allahu! Mos ndiq dëshirat e tyre të kota dhe ruaju rrezikut të tyre, që mos të të shmangin nga ndonjë pjesë e Shpalljes që ta ka zbritur Allahu! Nëse ata refuzojnë, dije se Allahu do që t’i ndëshkojë për disa nga gjynahet e tyre. Dhe vërtet, shumica e njerëzve janë jashtë rrugës.

– “Gjyko mes tyre me atë që ka shpallur Allahu dhe mos paso dëshirat e tyre të kota e të largohesh nga e vërteta që të erdhi!” – Gjyko mes tyre me librin që Zoti të shpalli ty dhe mos paso orekset e tyre të prishura, që kundërshtojnë të vërtetën e shpallur...

48. Edhe ty (o Muhamed) Ne ta zbritëm Librin me të vërtetën e sigurt. Ai është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre. Gjyko mes tyre me atë që ka shpallur Allahu dhe mos paso dëshirat e tyre të kota e të largohesh nga e vërteta që të erdhi! Për secilin prej jush, Ne caktuam Ligj e program. Sikur të kishte dashur Allahu, do t’ju kishte bërë një popull të vetëm (në fe), por deshi t’ju sprovonte me atë që ju ka dhënë. Prandaj garoni për punë të mira! Tek Allahu është kthimi i ju të gjithëve dhe Ai do t’jua tregojë të vërtetën e çështjeve për të cilat ju kishit kundërshtime.

– “Edhe ty (o Muhamed) Ne ta zbritëm Librin me të vërtetën e sigurt.” – Kuptimi: Edhe ty, o Muhamed, të shpallëm Kur’ânin, Librin më të vyer, më të rëndësishëm, më të mrekullueshëm dhe më të ruajtur. Allahu i Madhëruar e përshkruan Kur’ânin si një libër të...

47. Le të gjykojnë ithtarët e Ungjillit sipas asaj që Allahu ka shpallur në të! E kush nuk gjykon sipas asaj që Allahu ka shpallur, ata kanë dalë jashtë rrugës së Zotit.

– “Le të gjykojnë ithtarët e Ungjillit sipas asaj që Allahu ka shpallur në të.” – Besimtarët e vërtetë të Ungjillit duhet të mos i kalonin kufijtë e vendosur në librin e tyre. Ata nuk duhet të mohonin dhe shpërfillnin porositë që Zoti shpalli në të. Në të...

46. Dhe në gjurmët e tyre (të pejgamberëve) Ne dërguam Isanë, birin e Merjemes, që vërtetoi Teuratin, që kishte ardhur para tij. Atij i dhamë Ungjillin, që ishte udhëzim dhe dritë, vërtetues i Teuratit që kishte ardhur para tij dhe udhëzues e këshillues për të devotshmit.

– “Dhe në gjurmët e tyre (të pejgamberëve) Ne dërguam Isanë, birin e Merjemes, që vërtetoi Teuratin, që kishte ardhur para tij.” – Kuptimi: Pas profetëve që u urdhëruan të gjykonin me Teurat, Ne dërguam robin dhe adhuruesin Tonë të sinqertë, Isain, birin e...