Select Page

55. Miqtë tuaj (të vërtetë) janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe ata që besojnë – ata që falin namazin e japin zekatin dhe janë të përulur (në adhurim).

Pasi na ndaloi nga miqësia me jobesimtarët, të çdo lloji qofshin: idhujtarë, çifutë e të krishterë, dhe pasi na bëri të ditur se përfundimi i tyre është shkatërrimi dhe humbja e qartë, Allahu i Madhëruar na tregon se me cilët është detyrë të miqësohemi dhe të afrohemi...

54. O ju që keni besuar! Kush prej jush largohet nga feja e vet, (le ta dijë se) Allahu do të sjellë një popull tjetër të cilin Ai do ta dojë dhe ata do ta duan Atë; modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve; që lufton në rrugën e Allahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo është dhurata e Allahut, që ia jep atij që Ai do. Allahu është Dhurues i madh e i Gjithëditur.

– “O ju që keni besuar! Kush prej jush largohet nga feja e vet, (le ta dijë se) Allahu do të sjellë një popull tjetër të cilin Ai do ta dojë dhe ata do ta duan Atë; …” – Allahu i Madhëruar na tregon se Ai është i Pasur dhe i Jonevojtar për botën....

53. Atëherë besimtarët do të thonë: “Këta ishin ata që u betuan në Zotin me betimin më të fortë se ishin me ju? Ata i shkatërruan veprat e veta dhe u bënë prej të humburve.

– “Atëherë besimtarët do të thonë: “Këta ishin ata që u betuan në Zotin me betimin më të fortë se ishin me ju? Ata i shkatërruan veprat e veta dhe u bënë prej të humburve”.” – Besimtarët u çuditën nga fjalët e atyre me zemra të sëmura e thanë: “Këta bënë...

52. Ata, në zemrat e të cilëve ka sëmundje, ti do t’i shohësh të rendin drejt tyre (jehudëve) duke thënë: “Kemi frikë se mos po na godet ndonjë e keqe.”. Por Allahu do të sjellë fitoren (për muslimanët) ose ndonjë urdhër nga ana e Tij, e atëherë, ata do të pendohen për atë që e mbanin fshehtë në zemrat e tyre.

– “Ata, në zemrat e të cilëve ka sëmundje, ti do t’i shohësh të rendin drejt tyre (jehudëve) …” – Kuptimi: Do t’i shohësh dhe dëgjosh ata, që në zemrat e tyre kanë sëmundjen e dyshimit, hipokrizisë dhe besim të dobët, të thonë se miqësohen me ata...

51. O ju që keni besuar! Mos i merrni për miq (e aleatë) as judejtë e as të krishterët. Ata janë miq (e aleatë) për njëri-tjetrin. E kush prej jush i merr për miq (e aleatë) ata, ai është prej tyre. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull të padrejtë.

– “O ju që keni besuar! Mos i merrni për miq (e aleatë) as judejtë e as të krishterët. Ata janë miq (e aleatë) për njëri-tjetrin. E kush prej jush i merr për miq (e aleatë) ata, ai është prej tyre.” – Duke u treguar besimtarëve cilësitë jo të mira të...