Select Page

– “O ju që keni besuar! Mos i merrni për miq (e aleatë) as judejtë e as të krishterët. Ata janë miq (e aleatë) për njëri-tjetrin. E kush prej jush i merr për miq (e aleatë) ata, ai është prej tyre.” – Duke u treguar besimtarëve cilësitë jo të mira të judejve dhe të krishterëve, Allahu i Madhëruar i këshillon që të mos i zënë si miq e aleatë, sepse ata janë miq e aleatë të njëri-tjetrit kundër të tjerëve. Ata nuk mund të jenë aleatët dhe miqtë e besimtarëve. Përkundrazi, ata janë armiq, të cilët nuk i shqetëson aspak dëmtimi i besimtarëve. Madje, ata nuk kursejnë asgjë për t’i devijuar dhe dëmtuar.

Me çifutët e të krishterët miqësohet veçse kush është si ata, siç thotë i Lartësuari: “E kush prej jush i merr për miq (e aleatë) ata, ai është prej tyre.” Miqësia dhe mbështetja e plotë tek ata e bën të detyrueshme kalimin në fenë e tyre. Në të njëjtën mënyrë, miqësitë dhe aleancat e vogla sjellin ato të mëdhatë, derisa të bëhesh njësh me ta.

– “Vërtet, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull të padrejtë.” – Ata që kanë padrejtësinë si cilësi të tyre dhe që mbështeten gjithmonë tek ajo, edhe sikur t’u shfaqet çdo lloj prove, kurrë nuk kanë për të ndjekur rrugën e drejtë dhe kurrë nuk do të nënshtrohen për të zbatuar porositë e Zotit. Allahu i Madhëruar, pasi i ndalon besimtarët nga miqësimi dhe aleanca me çifutët dhe të krishterët, na zbulon se ka edhe njerëz që pretendojnë se e besojnë Atë, por që vazhdojnë të jenë miq me ta. Kështu, i Lartësuari thotë: