Select Page

29. Nuk është gjynah për ju, nëse hyni në shtëpi të pabanuara, nëse keni ndonjë përfitim në to. Dhe Allahu e di atë që e shfaqni haptas dhe atë që e mbani të fshehtë.

– “Nuk është gjynah për ju, nëse hyni në shtëpi të pabanuara, nëse keni ndonjë përfitim në to.“ – Ky ajet tregon se hyrja në shtëpitë e banuara ndalohet, derisa të jepet leje për të hyrë nga banorët e shtëpisë. Edhe nëse është shtëpi e pabanuar dhe nuk ka...

28. Por, nëse nuk gjeni aty asnjë, atëherë mos hyni derisa t’u jepet leje! E, nëse ju thuhet të ktheheni, kthehuni! Kjo është më e ndershme për ju. Dhe Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju.

– “Por, nëse nuk gjeni aty asnjë, atëherë mos hyni derisa t’u jepet leje! E, nëse ju thuhet të ktheheni, kthehuni! …“ – Mos ngurroni të ktheheni e të largoheni dhe as të mos zemëroheni që nuk ju jepet leje për të hyrë. Nuk keni arsye të zemëroheni,...

27. O ju që keni besuar! Mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa u përshëndetur me njerëzit në to! Kjo është më e mira për ju, në mënyrë që të kujtoni (atë që ju sjell mirësi)

– O ju që keni besuar! Mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa u përshëndetur me njerëzit në to! – Allahu i Madhëruar i udhëzon besimtarët që të pajisen me këtë edukatë në marrëdhëniet e tyre të përditshme. Ai i porosit që kurrë të mos hyjnë në...

26. Gratë e këqija janë për burra të këqij dhe burrat e këqij janë për grate e këqija, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit dhe të ndershmit janë për të ndershmet. Këta janë të pastër nga shpifjet që thuhen për ta. Për ta ka falje dhe shpërblim të begatshëm.

– “Gratë e këqija janë për burra të këqij dhe burrat e këqij janë për grate e këqija, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit dhe të ndershmit janë për të ndershmet.“ – Çdo i poshtër, në fjalë dhe vepra, i përshtatet një të poshtri, që është i ngjashëm...