Select Page

64. Nën pushtetin e Allahut është gjithçka në qiej dhe në Tokë. Ai e di gjendjen tuaj dhe ditën kur të ktheheni te Ai, do t’u njoftojë për atë që vepruat. Allahu Di gjithçka.

– “Nën pushtetin e Allahut është gjithçka në qiej dhe në Tokë.“ – Të gjithë dhe gjithçka janë pronë dhe nën sundimin e Zotit, të nënshtruar para Tij. Ai vepron mbi ta me ligjin e sundimin e Tij të krijimit e përcaktimit të çdo ligji të ekzistencës. Është...

63. Mos iu drejtoni të Dërguarit, sikurse i drejtoheni njëri-tjetrit! Allahu i di ata që largohen tinëz. Prandaj le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) sepse do t’i përfshijë ndonjë sprovë, ose do t’i godasë një dënim i dhembshëm.

– “Mos iu drejtoni të Dërguarit, sikurse i drejtoheni njëri-tjetrit!“ – Mos e konsideroni komunikimin mes jush dhe Profetit të Zotit si komunikimin tuaj mes njëri-tjetrit. Kur Profeti komunikon me ju dhe ju thërret për diçka, ju e keni detyrë që t’i...

62. Besimtarë (të vërtetë) janë vetëm ata që besojnë në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij dhe, kur janë me të (të dërguarin) për ndonjë çështje të përbashkët (të rëndësishme), nuk largohen pa i kërkuar leje atij. S’ka dyshim se ata që kërkojnë leje nga ti, besojnë në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij. E kur të kërkojnë leje për ndonjë punë të tyre, lejo kë të duash, e kërkoji falje Allahut për ta! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.

– “Besimtarë (të vërtetë) janë vetëm ata që besojnë në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij dhe, kur janë me të (të dërguarin) për ndonjë çështje të përbashkët (të rëndësishme), nuk largohen pa i kërkuar leje atij.“ – Kjo është një porosi e mrekullueshme nga...

61. Nuk është gjynah për të verbrin, as për të çalin, as për të sëmurin dhe as për ju vetë, që të hani në shtëpitë tuaja, ose në shtëpitë e etërve tuaj, në shtëpitë e nënave tuaja, në shtëpitë e vëllezërve tuaj dhe të motrave tuaja, në shtëpitë e xhaxhallarëve, të hallave, të dajave tuaj, në shtëpitë e tezeve tuaja ose të atyre që jua kanë besuar çelësat e tyre, ose në shtëpitë e miqve tuaj. Nuk është gjynah të hani bashkërisht ose veças. Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetini (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga Allahu (Es-selamu alejkum!) që është e bekuar dhe e bukur. Kështu jua qartëson Allahu urdhëresat e Tij që ju t’i kuptoni.

Allahu i Madhëruar na njofton për mirësinë që bën ndaj nesh dhe për faktin se nuk ka bërë ndonjë vështirësi në fenë e Tij, përkundrazi, na ka dhënë lehtësimet më të mëdha. Ai thotë: – “Nuk është gjynah për të verbrin, as për të çalin, as për të sëmurin dhe as...

60. Dhe për gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë më martesë, nuk është gjynah që ta heqin petkun e tyre (të jashtëm), por pa i zbuluar stolitë. Dhe do të ishte më mirë për to që të jenë të përmbajtura. Dhe Allahu Dëgjon dhe Di gjithçka.

– “Dhe për gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë më martesë, nuk është gjynah që ta heqin petkun e tyre (të jashtëm), por pa i zbuluar stolitë.“ – Bëhet fjalë për gratë e shtyra në moshë, që nuk kanë më prirje e dëshira seksuale, për shkak të moshës së...

59. Dhe kur fëmijët tuaj të arrijnë moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje (për të hyrë te ju) ashtu siç kërkojnë ata që janë më të mëdhenj (në moshë se ata). Kështu jua qartëson Allahu Argumentat e Tij. Allahu është i Gjithëditur, i Urtë.

– “Dhe kur fëmijët tuaj të arrijnë moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje (për të hyrë te ju) ashtu siç kërkojnë ata që janë më të mëdhenj (në moshë se ata).“ – Pasi fëmijët arrijnë moshën e pjekurisë dhe të përgjegjësisë ligjore, që ndodh kur ata...