Select Page

Atë ditë Allahu do t’ua japë të plotë (gjithë) shpërblimin e merituar.“ – Do t’ua japë me drejtësi, barazi dhe të plotë shpërblimin për veprat e tyre.

Dhe ata e dinë mirë se Allahu është i Vërteti i Qarti.“ – Në atë ditë të vështirë dhe të madhe, ata do ta mësojnë mirë se Allahu është e vërteta e qartë, Ai është i vetmi Zot i adhuruar me meritë, cilësitë e Tij madhështore janë të vërteta, veprat e Tij të drejta janë të vërteta, adhurimi i dedikuar Atij është i vërtetë, takimi me Të është i vërtetë, premtimet dhe kërcënimet e Tij janë të vërteta, ligji i tij i Sheriatit dhe ligji i shpërblimit e ndëshkimit janë të vërtetë. Domethënë, e vërteta është e kufizuar veçse tek Allahu dhe në atë që ka ardhur prej Tij.