– “Por, nëse nuk gjeni aty asnjë, atëherë mos hyni derisa t’u jepet leje! E, nëse ju thuhet të ktheheni, kthehuni! …“ – Mos ngurroni të ktheheni e të largoheni dhe as të mos zemëroheni që nuk ju jepet leje për të hyrë. Nuk keni arsye të zemëroheni, sepse në fund të fundit, i zoti i shtëpisë nuk ju ka privuar nga ndonjë e drejtë e juaja. Nëse ju lejon të hyni, kjo është në dëshirën e tij. Askush nuk ka të drejtë që të zemërohet e të ndizet nga mendjemadhësia në një gjendje të tillë. Madje, Zoti thotë:
– “Kjo është më e ndershme për ju.“ – Pra kjo është më afër pastrimit tuaj nga të këqijat dhe ndryshimit dhe animit tuaj drejt të mirës.
– “Dhe Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju.“ – Ai do të shpërblejë çdo njeri sipas punës së tij, shumë apo pak, mirë apo keq. Ky është gjykimi për të hyrë në shtëpitë e banuara. Ndërsa në lidhje me shtëpitë e pabanuara, Allahu i Lartësuar thotë: