Select Page

14. Vallë, a është i njëjtë ai që i përmbahet udhëzimit të qartë prej Zotit të vet, me atë, të cilit i janë zbukuruar veprat e këqija dhe ndjek epshet e veta?!

  Kurrsesi nuk është njëlloj ai që është i qartë tërësisht për fenë dhe besimin e tij, duke u bazuar në dituri të saktë, të drejtë dhe të vërtetë, dhe duke punuar me sinqeritet me atë dituri vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut, me atë që ka një zemër të verbër....

12. Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu do t’i fusë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Ndërsa për ata që nuk besojnë, të cilët dëfrejnë dhe hanë ashtu si hanë kafshët, Zjarri është vendi i tyre!

    Pasi tregoi se është Miku i dashur i besimtarëve, i Cili kujdeset plot mëshirë për ta, Allahu i Madhëruar na bën të ditur se si do të veprojë me ta në ahiret. Ai premton se do t’i fusë besimtarët në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, që ujitin pemët e bukura...

10. A nuk udhëtojnë ata nëpër Tokë, për të parë se si qe përfundimi i popujve para tyre?! Allahu i shkatërroi ata plotësisht, e po kështu do të përfundojnë të gjithë jobesimtarët.

– “A nuk udhëtojnë ata nëpër Tokë, për të parë se si qe përfundimi i popujve para tyre?! Allahu i shkatërroi ata plotësisht, e po kështu do të përfundojnë të gjithë jobesimtarët.” – A nuk udhëtojnë nëpër botë këta mohues të së vërtetës dhe të shohin se si...