Select Page

20. Disa besimtarë thonë: “Sikur të ishte shpallur një sure (për luftën)!” Por kur shpallet ndonjë sure e qartë që flet për luftë, ata që kanë zemra të sëmura, të shikojnë sikur të ishin në agoninë e vdekjes. Më të volitshme për ta do të ishin.

  Allahu i Madhëruar na tregon për disa besimtarë, të cilët, duke u nxituar, kërkojnë të marrin përsipër detyrime, plotësimi i të cilave është i vështirë. – “Disa besimtarë thonë: “Sikur të ishte shpallur një sure (për luftën)!”” – Besimtarët kërkonin dhe...

19. Dije se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut! Kërko falje për gjynahet e tua, për besimtarët e për besimtaret! Allahu i di mirë lëvizjet dhe vendqëndrimin tuaj.

– “Dije se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut!” – Për të ditur një çështje është e domosdoshme të njohësh plotësisht kuptimin e saj dhe ta pranosh atë me zemër. Kështu, kur urdhërohemi që të dimë diçka, kjo do të thotë që ta njohim mirë kuptimin...

18. Vallë, a po presin ata gjë tjetër veç Kijametit, i cili do t’u vijë befas, ndërkohë që parashenjat e tij tashmë kanë ardhur?! E si presin t’u bëjnë dobi këshillat kur Kijameti të ketë ardhur?!

– “Vallë, a po presin ata gjë tjetër veç Kijametit, i cili do t’u vijë befas, ndërkohë që parashenjat e tij tashmë kanë ardhur?!” – Çfarë presin mohuesit e të vërtetës, që të besojnë? Vallë, mos presin t’u vijë Kijameti befas dhe pa e ndier? Disa nga...

16. Prej tyre (hipokritëve) ka që bëjnë sikur të dëgjojnë ty (O Muhamed); por, kur largohen prej teje, u drejtohen të diturve (sahabëve) e u thonë: “Çfarë tha ai (Muhamedi) pak më parë?” Këta janë ata, zemrat e të cilëve i ka vulosur Allahu dhe të cilët janë dhënë pas dëshirave të veta.

– “Prej tyre (hipokritëve) ka që bëjnë sikur të dëgjojnë ty (O Muhamed); …” – Kuptimi: Disa prej munafikëve të dëgjojnë me vëmendje teksa flet. Në fakt, ata të dëgjojnë me vëmendje jo për të mësuar fenë e drejtë, për ta pranuar dhe për ta zbatuar atë, por...

15. Ja përshkrimi i Xhenetit, i cili u është premtuar të devotshmëve: Në të ka lumenj me ujë gjithmonë të pastër e të freskët, lumenj me qumësht që nuk prishet, lumenj me verë të këndshme për ata që pinë dhe lumenj me mjaltë të kulluar. Ata do të kenë aty lloj-lloj frutash dhe do të jenë të falur nga Zoti i tyre. A mund të konsiderohen këta njëlloj me ata që do të rrinë përgjithmonë në Zjarr, ku etja do t’u shuhet me ujë të valë, që ua copëton zorrët?!

– “Ja përshkrimi i Xhenetit, i cili u është premtuar të devotshmëve: …” –  Ja si është Xheneti, të cilin Zoti e ka përgatitur për besimtarët që i ruhen ndëshkimit të Tij dhe kërkojnë kënaqësinë e Tij, duke zbatuar detyrimet dhe duke iu larguar...