– “Ata e urrejtën Shpalljen e Allahut, prandaj Ai ua asgjësoi veprat e tyre.” – Ata e meritojnë humbjen, sepse e urrejnë atë që Zoti e shpalli si udhëzim për njerëzit, pra, Kur’anin madhështor. Allahu i Lartësuar e shpalli Kur’anin që të jetë rregullues dhe udhërrëfyes për robërit, për të arritur çdo të mirë e për të shpëtuar nga çdo e keqe, por ata nuk e pranojnë atë. Përkundrazi, ata e urrejnë Shpalljen e Zotit, e refuzojnë dhe e shpërfillin atë. Për këtë shkak, Allahu i Drejtë dhe i Urtë i asgjëson veprat e tyre.