Select Page

67. Është Allahu Ai që ju ka krijuar fillimisht prej dheu, pastaj prej një pikë fare e pastaj, prej gjaku të ngjizur. Pastaj, Ai ju bën të lindni si foshnjë, e më pas (ju bën të rriteni e) të arrini pjekurinë e pastaj të plakeni, ndërsa disa prej jush vdesin më herët. Ai bën që të gjithë të plotësoni afatin e përcaktuar dhe që të arrini të kuptoni.

– “Është Allahu Ai që ju ka krijuar fillimisht prej dheu …” – Kështu e filloi i Madhëruari krijimin e njeriut të parë, Ademin (a.s.), prej brinjës së të cilit krijoi gruan e parë. – “… pastaj prej një pikë fare e pastaj, prej gjaku të...

66. Thuaj: “Mua më është ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni veç Allahut, sepse më kanë ardhur argumente të qarta nga Zoti im dhe jam urdhëruar t’i dorëzohem e nënshtrohem vetëm Zotit të botëve.”

Pasi urdhëroi për ta adhuruar Atë si Një të vetëm, duke iu përkushtuar me sinqeritet dhe përunjësi vetëm Atij, dhe pasi tregoi argumentet dhe arsyet pse duhet ta adhurojmë si Një të vetëm, Allahu i Madhëruar ndalon më pas nga adhurimi i dikujt tjetër veç Tij. Kjo...

65. Ai është i Gjalli (i Përjetshmi). Askush nuk meriton të adhurohet veç Tij. Prandaj vetëm Atij lutjuni, duke iu përkushtuar me adhurime të sinqerta! I Lavdëruar qoftë Allahu, Zoti i Gjithësisë!

– “Ai është i Gjalli (i Përjetshmi).” – Allahu është i Gjalli, të Cilit i takon jeta e plotë dhe absolute, e cila presupozon që Ai të jetë i plotë në cilësitë e Qenien e Tij, pa të cilat nuk do të konsiderohej si i Gjallë me jetë të plotë dhe absolute. Ai...

64. Është Allahu Ai që jua bëri Tokën vendbanim e qiellin çati. Ai ju dha formë. Ai e përkreu formën tuaj dhe ju begatoi me të mira. I tillë është Allahu, Zoti juaj. I Lartësuar qoftë Allahu, Zoti i botëve!

– “Është Allahu Ai që jua bëri Tokën vendbanim …” – Allahu i Madhëruar e bëri Tokën një vend të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm, që njerëzit të plotësojnë nevojat e tyre. Ata mund ta punojnë tokën, ta plugojnë, ta mbjellin, të ndërtojnë banesat mbi...