Select Page

32. Pastaj Ne ua kemi dhënë librin trashëgim atyre robërve Tanë që i kemi zgjedhur. Por ka disa prej tyre që i bëjnë keq vetes së tyre; ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që, me ndihmën e Allahut, garojnë në punë të mira. Kjo është ajo mirësia më e madhe.

– ”Pastaj Ne ua kemi dhënë librin trashëgim atyre robërve  Tanë që i kemi zgjedhur.” – Ky është umeti i njerëzve më të kompletuar në logjikën dhe urtësinë e tyre, më të pastër dhe të mirë në qëllimet e tyre, më të butë dhe të dhembshur në zemrat e tyre, më...

31. Ajo që Ne ta kemi shpallur ty nga Libri, është e vërteta, që vërtetëson çfarë është shpallur para tij (Kur’anit). Allahu Di mirë dhe Sheh gjithçka që bëjnë robërit e Tij.

– ”Ajo që Ne ta kemi shpallur ty nga Libri, është e vërteta, që vërtetëson çfarë është shpallur para tij (Kur’anit).” – Allahu i Madhëruar na tregon se Libri që Ai ia shpalli Profetit të Tij është vetë e vërteta, sepse të gjitha të vërtetat janë në...

30. Sepse Ai (Allahu) do t’ua japë të plotë shpërblimin e tyre dhe do t’ua shtojë edhe më shumë nga mirësia e Tij. Me të vërtetë Ai është Falës i Madh dhe shumë Mirënjohës.

– ”Sepse Ai (Allahu) do t’ua japë të plotë shpërblimin e tyre dhe do t’ua shtojë edhe më shumë nga mirësia e Tij.” – Kjo është një tregti që kurrë nuk del me humbje. Ata shpresojnë nga shkëmbimi më i mirë: kënaqësia e Allahut me ata dhe shpërblimet e...

29. Ata që e lexojnë (dhe e pasojnë) Librin e Allahut, e falin rregullisht namazin dhe nga mirësitë që Ne u kemi dhënë, japin fshehtazi dhe haptazi, shpresojnë, vërtet në një Tregëti që kurrë nuk do t’u dalë me humbje.

– ”Ata që e lexojnë (dhe e pasojnë) Librin e Allahut, e falin rregullisht namazin dhe nga mirësitë që Ne u kemi dhënë, japin fshehtazi dhe haptazi, shpresojnë, vërtet në një Tregëti që kurrë nuk do t’u dalë me humbje.” – Këta janë ata që zbatojnë me...

28. Edhe te njerëzit, kafshët dhe bagëtitë ka ngjyra të ndryshme. Nga robërit e Tij Allahut i frikësohen vetëm ata që kanë dituri. Allahu është Ngadhënjimtar dhe Falës i Madh.

– ”Edhe te njerëzit, kafshët dhe bagëtitë ka ngjyra të ndryshme.” – Kështu i gjen edhe njerëzit, kafshët e bagëtitë. Ata janë me ngjyra të ndryshme, me cilësi të ndryshme, me zëra të ndryshëm e pamje të ndryshme, që çdokush i dallon. Të tillë janë ata,...