Select Page

49. O ju që keni besuar! Nëse jeni martuar me një grua besimtare e pastaj e ndani para kontaktit (intim) me të, ju nuk keni të drejtë të kërkoni nga ajo përmbushjen e afatit të pritjes (iddeh). Por, jepini diçka (si dhuratë) dhe ndajeni në mënyrë të njerëzishme!

  Allahu i Lartësuar i udhëzon dhe i mëson besimtarët si të veprojnë në rast divorci. Kështu, nëse dikush martohet me një besimtare dhe e divorcon para se të kryejë marrëdhënie intime me të, atëherë gruaja nuk e ka detyrë të kalojë kohën e pritjes, siç do të vepronte...

48. Mos iu bind (fjalëve të) jobesimtarëve e hipokritëve dhe mos ua vër veshin mundimeve që të sjellin ty! Mbështetju Allahut sepse të mjafton Allahu si Mbrojtës dhe Ndihmëtar.

– ”Mos iu bind (fjalëve të) jobesimtarëve e hipokritëve dhe mos ua vër veshin mundimeve që të sjellin ty!” – Mos iu bind mohuesve të Zotit dhe hipokritëve, në lidhje me çdo gjë që të pengon dhe të largon nga rruga e Allahut. Gjithsesi, mosbindja dhe...