Select Page

55. Nuk është gjynah për gratë (të dalin pa mbulesë) para etërve të tyre, para djemve të tyre, para vëllezërve të tyre, para djemve të vëllezërve të tyre, para djemve të motrave të tyre, para grave të tyre, ose para robinjave të tyre. (O ju gra) kijeni frikë Allahun, sepse Allahu është Mbikqyrës mbi gjithçka.

Allahu i Madhëruar përcaktoi në fillim se, kur grave të Profetit u kërkohej ndonjë gjë, kjo mund të bëhej veçse pas perdes. Më pas, Ai përjashtoi nga ky gjykim i përgjithshëm, njerëzit e afërm të tyre, duke thënë: – ”Nuk është gjynah për gratë (të dalin pa ...

53. O ju që keni besuar! Mos hyni në shtëpitë e Profetit, veçse nëse thirreni për ndonjë gosti dhe (edhe atëherë) jo aq herët sa të rrini duke pritur sa të përgatitet ushqimi! Por, kur të thirreni, hyni dhe kur të keni mbarruar së ngrëni, shpërndahuni e mos qëndroni për biseda me njëri-tjetrin! Vërtet, këto (pritja, qëndrimi dhe bisedat e gjata) e mundojnë Profetin, por atij i vjen turp (t’ju thotë shkoni), kurse Allahu nuk turpërohet t’ju thotë të vërtetën. E kur të kërkoni diçka prej tyre (grave të Profetit), kërkojeni pas perdes, sepse kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe për zemrat e tyre! Ju nuk duhet ta mundoni të dërguarin e Allahut, e nuk ju lejohet të martoheni kurrë me gratë e tij, pas tij. Këto janë gjynah shumë i madh tek Allahu.

Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që të pajisen me edukatën e nevojshme, në lidhje me të Dërguarin e Allahut dhe me vizitën në shtëpinë e Tij. Ai thotë: – ”O ju që keni besuar! Mos hyni në shtëpitë e Profetit, veçse nëse thirreni për ndonjë gosti.”- Kurrë...

52. Prej tani e mbrapa ty nuk të lejohen më gra (të tjera) e nuk të lejohet që të zëvendësosh ndonjërën nga gratë e tua me ndonjë grua tjetër, edhe sikur të të mahnisë bukuria e tyre, përveç atyre që i ke në zotërim (robinjat). Allahu është Mbikqyrës i çdo gjëje.

– ”Prej tani e mbrapa ty nuk të lejohen më gra (të tjera) e nuk të lejohet që të zëvendësosh ndonjërën nga gratë e tua me ndonjë grua tjetër, edhe sikur të të mahnisë bukuria e tyre, …” – Kjo tregon se Allahu i Lartësuar është Esh-Shekur, domethënë,...

51. Ti je i lirë të largosh kë të duash prej tyre dhe të afrosh kë të duash prej tyre. Dhe nuk është gjynah për ty ta kthesh atë, nga e cila ke qenë larguar. Kjo është më e mira, që ato të qetësohen shpirtërisht e të mos brengosen dhe të jenë të kënaqura me atë që ti u jep të gjithave. Allahu e di mirë atë që fshihet në zemrat tuaja. Allahu është i Gjithëditur e shumë i Mëshirshëm.

– ”Ti je i lirë të largosh kë të duash prej tyre dhe të afrosh kë të duash prej tyre.” – Edhe ky gjykim ishte i veçantë për Profetin (a.s) dhe prej lehtësimeve që Zoti i bëri atij, si mëshirë dhe kujdes për të. Nuk ishte detyrë për Profetin (a.s.) që...

50. O Profet! Ne ta kemi lejuar ty martesën me gratë, të cilave u ke dhënë dhuratën martesore (mehrin), dhe ato që me ndihmën e Allahut hynë në zotërimin tënd (robëreshat e luftës) dhe me vajzat e xhaxhait, me vajzat e hallës, me vajzat e dajës, me vajzat e tezes, të cilat mërguan (nga Meka) së bashku me ty, si edhe me një grua besimtare, nëse ajo ia fal veten Profetit (pa kërkuar dhuratën martesore) dhe nëse Profeti dëshiron të martohet me të – por ky rast është vetëm për ty, jo për (të gjithë) besimtarët -. Ne e dimë mirë se çfarë u kemi caktuar atyre në lidhje me gratë dhe me robinjat, që i kanë në pronësinë e vet kështu, që ti të mos kesh asnjë rëndesë (në përmbushjen e detyrave të Zotit). Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit (a.s), duke i treguar atij mirësitë e shumta që i ka dhuruar prej bujarisë së Tij. Allahu i Madhëruar i lejoi Profetit ato lloj mirësish që ua lejoi edhe besimtarëve. Por Ai i dhuroi atij edhe disa mirësi të tjera, që janë të...