Select Page

Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që të pajisen me edukatën e nevojshme, në lidhje me të Dërguarin e Allahut dhe me vizitën në shtëpinë e Tij. Ai thotë:

O ju që keni besuar! Mos hyni në shtëpitë e Profetit, veçse nëse thirreni për ndonjë gosti.Kurrë mos hyni në to, kur shkoni për ndonjë vakt, pa ju dhënë leje i zoti i shtëpisë. Madje, Ai thotë:

– ”… dhe (edhe atëherë) jo aq herët sa të rrini duke pritur sa të përgatitet ushqimi! Por, kur të thirreni, hyni dhe kur të keni mbarruar së ngrëni, shpërndahuni e mos qëndroni për biseda me njëri-tjetrin! Mos shkoni më herët, që të prisni sa të bëhet ushqimi dhe mos rrini gjatë pas përfundimit të vaktit. Duke e përmbledhur, mund të themi se për të hyrë në shtëpinë e Profetit, kishte dy kushte: të merrej leje për të hyrë dhe të qëndrohej atje veçse aq sa ishte e nevojshme. Pastaj Allahu i Madhëruar shpjegon urtësinë dhe dobitë e kësaj ndalese.

Vërtet, këto (pritja, qëndrimi dhe bisedat e gjata) e mundojnë Profetin, por atij i vjen turp (t’ju thotë shkoni), kurse Allahu nuk turpërohet t’ju thotë të vërtetën. Pritja dhe qëndrimi juaj i gjatë në shtëpinë e Profetit “… e mundojnë Profetin …”, sepse ishte rëndesë për të, për punët dhe nevojat e tij. Por ai nuk mund t’ju thotë ikni, sepse: “… atij i vjen turp…”. Njerëzve të moralshëm, e sidomos fisnikëve dhe njerëzve e lartë, u vjen turp që t’i nxjerrin të tjerët nga shtëpia e tyre. Por Allahu nuk turpërohet nga e vërteta.

Dispozitat dhe ligjet duhet të zbatohen, edhe pse gabimisht dikush mund të pretendojë se edukata dhe turpi të detyrojnë të veprosh ndryshe. E mira është e kufizuar dhe e lidhur ngushtë me ligjin e Zotit dhe rregullat e vendosura nga Ai. Çdo gjë që bie ndesh me rregullat dhe ligjet e Zotit, nuk është prej edukatës dhe mirësjelljes. Allahu i Lartësuar nuk ka turp që t’ju urdhërojë për atë që, në fakt, është më e mira dhe vetë mirësia për ju, por edhe më e mira për Profetin (a.s). Ky ishte rregulli i tyre në lidhje me sjelljen ndaj Profetit të Allahut. Ndërsa në lidhje me edukatën me gratë e Profetit (a.s), besimtarët u mësuan se si të silleshin kur të flisnin me to. Kështu, ishin dy raste:

1. Kur nuk kishin nevojë që të flisnin me to. Në këtë rast, çështja është e qartë, që ata nuk kishin përse të kërkonin që të flisnin me to.

2. Kur ishte e nevojshme të flitej me to, si për shembull, kur u kërkohej ndonjë enë etj. Në këtë, rast Allahu na mësoi që:

E kur të kërkoni diçka prej tyre (grave të Profetit), kërkojeni pas perdes, sepse kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe për zemrat e tyre! Domethënë, të ketë perde, që ju pengon shikimin mes jush dhe atyre. Kështu, shikimi i tyre ishte i ndaluar në të dyja rastet, ndërsa të folurit me to bëhej sipas shpjegimit që solli Allahu i Madhëruar. Pastaj Ai përmendi urtësinë e këtij urdhri: “… sepse kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe për zemrat e tyre!”

Kështu qëndron larg çdo keqkuptimi. Sa më shumë që njeriu të largohet nga shkaqet që e afrojnë drejt sprovës dhe të keqes, aq më i sigurt dhe më i qetë do të jetë dhe aq më e pastër do të mbetet zemra e tij. Në shumë çështje të ligjit të Zotit, që Ai ka shtjelluar për ne, kuptojmë qartë se të gjitha mjetet dhe rrugët e të keqes, ato që i paraprijnë asaj dhe janë urëlidhëse drejt gjynahut dhe të ndaluarës, janë të ndaluara. Madje robi duhet t’u rrijë sa më larg dhe të mbrohet prej tyre me çdo mënyrë. Pastaj Allahu i Madhëruar sjell një rregull të përgjithshëm:

Ju nuk duhet ta mundoni të dërguarin e Allahut, … Kjo është gjëja më e shëmtuar, që nuk i shkon asnjë besimtari, i cili as që duhet t’ia lejojë vetes që ta mundojë të Dërguarin e Allahut. Nuk lejohet t’i sjellësh mundim Profetit të Zotit, qoftë me fjalë, qoftë me vepra dhe në çdo rrugë që mund të ndodhë diçka e tillë.

… e nuk  ju lejohet të martoheni kurrë me gratë e tij, pas tij … Edhe kjo është nga gjërat që konsiderohen si shqetësim e mundim. Profeti i Zotit kishte një gradë të lartë respekti e nderimi, ndaj martesa me ndonjë nga gratë e tij pas largimit të tij nga kjo botë e cenonte këtë prestigj të merituar. Gjithashtu, ato ishin gratë e tij në dynja dhe lidhja martesore mes tyre mbeti e lidhur edhe pas vdekjes së tij, prandaj nuk i lejohej askujt që të martohej me gratë e Profetit (a.s)pas vdekjes së tij. Allahu e përshkruan një gjë të tillë me fjalët:

Këto janë gjynah shumë i madh tek Allahu.Dhe umeti e zbatoi këtë urdhër të Zotit, të Cilit i takon lavdërimi dhe mirënjohja për çdo çështje. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: