– ”Ditën kur ta takojnë Atë (Allahun), përshëndetja e tyre do të jetë “Selam!” (paqe) dhe Ai ka përgatitur për ta një shpërblim bujar.” – Mëshira e Allahut për të zgjedhurit e Tij në ahiret është shumë më e madhe dhe më e mrekullueshme. Besimdrejtët do të mrekullohen me shpërblime ta papara, që Zoti do t’u dhurojë. Por mbi të gjitha, ata do të gëzohen shumë kur Allahu i Lartësuar t’i njoftojë se është i kënaqur me ta dhe kurrë nuk do të zemërohet prej tyre.
Ai do t’i përshëndesë ata me ‘selam’, me zërin e Tij aq të dashur dhe ata do të lumturohen pamasë kur të shohin fytyrën e Tij të bukur dhe të ndritshme. Askush nuk mund të shpjegojë dhe tregojë realisht për kënaqësitë, lumturinë dhe shpërblimet e mëdha, që ata fatlumë do të përjetojnë kur të takojnë të Adhuruarin e tyre të vetëm, Allahun e Lartësuar dhe Bujar.