Select Page

7. Dhe (kujto) Kur Ne morëm prej profetëve një premtim (solemn), siç morëm prej teje, prej Nuhut, Ibrahimit, Musait dhe Isait, birit të Merjemes. Ne morëm prej tyre një besë solemne.

– ”Dhe (kujto) Kur Ne morëm prej profetëve një premtim (solemn), siç morëm prej teje, prej Nuhut, Ibrahimit, Musait dhe Isait, birit të Merjemes. Ne morëm prej tyre një besë solemne.” – Allahu i Madhëruar na njofton për një besë të fortë që ka marrë prej...

6. Profeti është më i mëshirshëm (e i kujdesshëm) për besimtarët se sa ata vetë për veten e tyre, ndërsa gratë e tij janë si nënat e tyre (pra nuk lejohet martesa me to). Në ligjin e Allahut, farefisi juaj ka më shumë të drejta mbi ju (në çështjen e trashëgimisë) sesa besimtarët e tjerë dhe muhaxhirët (të mërguarit). Megjithatë, lini çfarë të jetë e mirë për miqtë tuaj të ngushtë (nëpërmjet testamentit, dhuratës etj). Kjo është e shkruar në Libër.

Allahu i Lartësuar u bën besimtarëve një përshkrim të Profetit, që ata të njohin gradën dhe cilësitë e tij të larta dhe të sillen me të me respekt, ashtu siç e meriton ai. Allahu i madhëruar thotë: – ”Profeti  është më i mëshirshëm (e i kujdesshëm) për...

5. U jepni atyre përkatësinë e vërtetë atërore! Kjo është më e drejtë para Allahut. Nëse nuk ua dini se kush janë etërit e tyre, atëherë ata janë vellëzërit tuaj në fe dhe mbështetësit tuaj. Ju nuk keni gjynah për diçka që e bëni gamimisht, porse për ato që zemrat tuaja i bëjnë qëllimisht. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

– ”U jepni atyre përkatësinë e vërtetë atërore! Kjo është më e drejtë para Allahut.” – Ju duhet t’u njihni përkatësinë e vërtetë atësore, duke përmendur prindërit e tyre biologjikë. Kjo është më e drejtë dhe e rregullt tek Allahu. – ”Nëse nuk ua dini...

4. Allahu nuk ka bërë dy zemra në gjoksin e asnjë njeriu dhe as nuk jua lejoi që gratë tuaja, – prej të cilave largoheni me dhihar -, t’i konsideroni si nënat tuaja. Dhe as nuk ju lejon që djemtë tuaj të adoptuar të kenë përkatësinë tuaj (atërore). Këto janë vetëm fjalë që ju i shqiptoni me gojët tuaja dhe është Allahu Ai që thotë të vërtetën, dhe është Ai që udhëzon (atë që do) në rrugën e drejtë.

– ”Allahu nuk ka bërë dy zemra në gjoksin e asnjë njeriu dhe as nuk jua lejoi që gratë tuaja, – prej të cilave largoheni me dhihar – , t’i konsideroni si nënat tuaja.” – Allahu i Lartësuar i qorton dhe këshillon besimtarët që të mos...