Select Page

38. Ne i shkatërruam edhe Adët e Themudët, vendbanimet e të cilëve ju i dini. Shejtani ua zbukuroi veprat e tyre dhe i shmangu nga e vërteta, edhe pse arritën ta shihnin (e kuptonin) qartë atë.

– ”Ne i shkatërruam edhe Adët e Themudët, vendbanimet e të cilëve ju i dini.” – Po kështu vepruam me Adin dhe Themudin, dhe ju e dini atë histori. Tashmë ju i keni parë dhe dëshmuar me sytë tuaj disa nga vendbanimet dhe rrënojat e vendit ku ata jetuan....

36. Edhe në Medjen Ne dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin, i cili u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun! Kini frikë Ditën e Fundit dhe mos përhapni shkatërrim në tokë!”

– ”Edhe në Medjen Ne dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin, i cili u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun! Kini frikë Ditën e Fundit e mos përhapni shkatërrim në tokë!” – Medjeni ishte një fis i njohur dhe i përhapur. Allahu i Madhëruar dërgoi Shuajbin ndër ta....