– ”(Kujtoni) Edhe Karunin, Faraonin dhe Hamanin.” – Po kështu vepruan Karuni, Firauni dhe Hamani, kur Allahu i Madhëruar dërgoi ndër ta Musain, birin e Imranit, me shenja të qarta dhe fakte të pamohueshme. Por ata nuk iu nënshtruan të vërtetës. Ata u treguan kryeneçë dhe të padrejtë me njerëzit. Ata u bënë armiq të së vërtetës duke e refuzuar atë, prandaj nuk i shpëtuan ndëshkimit.
– ”Musai u solli atyre argumente të qarta, por ata u treguan kryeneçë, prandaj nuk mundën t’i shpëtonin dënimit.” – Kurrë nuk mund t’i shpëtonin dhe shmangeshin dënimit të Allahut, prandaj nuk u mbeti gjë tjetër veçse të dorëzoheshin dhe të poshtëroheshin.