Select Page

82. Ata që deri dje patën lakmuar të ishin në vendin e tij, filluan të thoshin: “A nuk shihni se Allahu i jep me bollëk atij që do nga robërit e Vet dhe ia pakëson atë atij që do? Sikur Allahu të mos tregonte mëshirë për ne, do ta bënte dhéun të na përpinte edhe ne. Ata që mohojnë Allahun kurrë nuk gjejnë shpëtim.”

– ”Ata që deri dje patën lakmuar të ishin në vendin e tij, filluan të thoshin: “A nuk shihni se Allahu i jep me bollëk atij që do nga robërit e Vet dhe ia pakëson atë atij që do?” – Ata që deri dje thoshin: “Ah, të kishim pasur edhe ne si ajo...

80. Por ata të cilëve u ishte dhuruar dituri e vërtetë thanë: “Të mjerët ju! Shpërblimi i Allahut është shumë më i mirë për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira; por këtë nuk mund ta arrijë askush, përveç durimtarëve.”

– ”Por ata të cilëve u ishte dhuruar dituri e vërtetë thanë: “Të mjerët ju!” – Këta fatlumë arritën të njihnin realitetin e çështjeve dhe të gjërave. Ata arritën të shihnin qartë në brendësi të kësaj dynjaje, kur të tjerët shihnin vetëm anën e jashtme të...

79. Ai (Karuni) doli para popullit të tij me gjithë pasuritë e tij. Ata që kishin synim jetën e kësaj bote, thanë: “Ah, të kishim pasur edhe ne si ajo (pasuri) që ka Karuni! Ai është vërtet me fat të madh!”

– ”Ai (Karuni) doli para popullit të tij me gjithë stolinë e tij.” – Një ditë,  ai doli përpara popullit me gjithë stolitë e tij të mëdha, të  papara ndonjëherë   nga  njerëzit. Të gjithë kishin  ngulur  shikimet të mahnitur nga ajo pasuri përrallore. Në...

78. Ai (Karuni) tha: “Kjo (pasuri) më është dhënë vetëm në sajë të dijes sime.” Po a nuk e dinte ai se Allahu ka shkatërruar para tij breza të tërë, që ishin edhe më të fuqishëm se ai dhe që kishin bërë pasuri më shumë se ai? Por keqbërësit as që do të pyeten për gjynahet e tyre.

– “Kjo më është dhënë vetëm në sajë të dijes sime.” – Këtë pasuri e kam arritur në sajë të aftësisë dhe gjenialitetit, prej shkathtësisë dhe mprehtësisë së mendjes sime. Edhe Allahu e di gjendjen time dhe e di që unë e meritoj këtë pasuri. Atëherë, përse...

77. Por me atë (pasurinë) që të ka dhënë Allahu, kërko (të fitosh) botën tjetër dhe mos e harro atë që të takon në këtë botë! Bëj mirë, ashtu siç të ka bërë mirë Allahu ty dhe mos bëj të këqija në tokë, sepse Allahu nuk i do keqbërësit!

– ”Por me atë (pasurinë) që të ka dhënë Allahu, kërko (të fitosh) botën tjetër …” – Në dorën tënde janë vendosur mjete, me të cilat mund të kërkosh dhe fitosh ahiretin më shumë sesa u është dhenë të tjerëve. Puno, atëherë, me këtë pasuri, që të...