Select Page

Pastaj Ne bëmë që t’i përpinte dheu atë dhe pallatin e tij.Karuni arriti në një gjendje vetëkënaqësie dhe padrejtësie shumë të madhe. Ai ishte tërësisht i dehur me pasuritë e tij. Pikërisht kur kishte arritur kulmin e vetëkënaqësisë, atë e befasoi ndëshkimi i hidhur. Allahu thotë: “Ne bëmë që t’i përpinte dhéu atë dhe pallatin e tij.” Ky ishte një shpërblim sipas veprës së tij.

Ai e ngriti dhe e lartësoi veten mbi robërit e Allahut, prandaj Allahu i Lartësuar e zhyti poshtë. Allahu e zhyti atë dhe të gjithë atë pasuri që e mashtroi dhe e çoi në humbje. Allahu groposi Karunin dhe pasurinë e tij, madje edhe kështjellat.

Ai nuk pati asnjë që ta mbronte nga Allahu dhe as veten nuk mundi ta mbronte.Askush nuk i erdhi atij në ndihmë, as rrethi i ngushtë, ushtria, shërbëtorët e punëtorët e tij, dhe as mundi ta përballonte vetë dënimin.