– ”Ata që deri dje patën lakmuar të ishin në vendin e tij, filluan të thoshin: “A nuk shihni se Allahu i jep me bollëk atij që do nga robërit e Vet dhe ia pakëson atë atij që do?” – Ata që deri dje thoshin: “Ah, të kishim pasur edhe ne si ajo (pasuri) që ka Karuni! Ai është, vërtet me fat të madh!”, tashmë thoshin: “A nuk shihni se Allahu i jep me mbushulli atij që Ai do dhe ia pakëson atij që do?
Këto fjalë i thanë të frikësuar se mos i përfshinte edhe ata dënimi. Pra, është Allahu Ai që ia shton pasurinë atij që Ai dëshiron dhe ia ngushton atij që do. Ata e kuptuan mirë që shtimi i pasurisë së Karunit nuk ishte provë se ai ishte njeri i mirë. Ata e pranuan që gabuan kur thanë: “Ai është vërtet me shumë fat!”
– ”Sikur Allahu të mos tregonte mëshirë për ne, do ta bënte dhéun të na përpinte edhe ne.” – Allahu i Lartësuar na mëshiroi që nuk na dënoi për ato fjalë që thamë. Po të mos ishte mirësia dhe bujaria e Tij, do ta bënte dhéun të na përpinte edhe ne. Kështu, dënimi i Karunit u bë për të marrë mësim edhe të tjerët. Edhe ata që deri dje shprehnin se e kishnin zili atë dhe pasurinë e tij, tashmë ndryshuan qëndrim.
– ”Ata që mohojnë Allahun kurrë nuk gjejnë shpëtim?” – Ata nuk shpëtojnë as në dynja dhe as në ahiret.