Select Page

4. Edhe ata të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme dhe nuk sjellin katër dëshmitarë, t’i rrihni me nga tetëdhjetë kamxhikë dhe atyre mos ua pranoni kurrë dëshminë! Sepse ata janë keqbërës (e nuk u pranohet dëshmia).

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar tregoi rëndësinë e madhe të ekzekutimit të ligjit për imoralin, pra, ose goditjen me 100 kamzhikë për ata që kanë qenë të pamartuar, ose vrasjen me gurë për imoralin që ka qenë i martuar. Ai na tregoi se nuk lejohet martesa me...

3. Laviri nuk mund të martohet veçse me një lavire ose idhujtare. Dhe me laviren nuk mund të martohet kush, veçse një lavir ose idhujtar. Ajo (imoraliteti ose martesa me ta) është e ndaluar për besimtarët.

– “Laviri nuk mund të martohet veçse me një lavire ose idhujtare. Dhe me laviren nuk mund të martohet kush, veçse një lavir ose idhujtar.“ – Ky ajet na tregon poshtërsinë e imoralitetit. Ajo është një vepër që e poshtëron vepruesin dhe atë që përzihet me...

2. (Është ligj që) Laviren dhe lavirin t’i rrihni, secilin prej tyre me nga njëqind kamxhikë, dhe mos u tregoni zemërbutë ndaj tyre, kur zbatoni dispozitat e Allahut, nëse, vërtet besoni në Allahun dhe në Botën Tjetër! E gjatë zbatimit të ndëshkimit të tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh.

– “(Është ligj që) Laviren dhe lavirin t’i rrihni, secilin prej tyre me nga njëqind kamxhikë, …“ – Ky është gjykimi për imoralët, që nuk janë martuar asnjëherë dhe që kryejnë marrëdhënie intime jashtëmartesore. Secili prej tyre, burri dhe gruaja,...