Select Page

Kjo është një Sure, të cilën Ne e zbritëm – Kjo është një sure shumë e rëndësishme, të cilën Ne e shpallëm si mëshirë nga ana Jonë për njerëzit. Ne e kemi ruajtur këtë sure, ashtu si të gjithë Kur’anin, nga shejtani i mallkuar.

dhe e bëmë detyrë (zbatimin e dispozitave të saj) – Kemi përcaktuar dhe bërë detyrë në këtë sure, dispozita të shumta për çështje të ndryshme, si për masat ndëshkimore, për dhënien e dëshmisë etj.

Në të kemi zbritur Argumente të Qarta, – Kemi përfshirë në të ligje shumë të rëndësishme dhe të mrekullueshme, urdhëresa e ndalesa, si dhe urtësi të mëdha.

me qëllim që të nxirrni mësime. – Të kujtoni këto ligje që Ne po jua qartësojmë dhe të mësoni gjërat që nuk i dini. Pastaj Allahu i Madhëruar vijon të shtjellojë këto ligje e dispozita: