Select Page

44. Më pas, Ne i dërguam profetët Tanë njëri pas tjetrit. Por, çdoherë që një populli i vinte profeti i vet, ata e përgënjeshtronin atë. Prandaj, Ne i dënuam ata popuj njëri pas tjetrit dhe i bëmë që të përmenden në tregime. Larg mëshirës së Zotit qoftë një popull që nuk beson!

– “Më pas, Ne i dërguam profetët Tanë njëri pas tjetrit.” – Zoti dërgoi ndër popuj profetë të shumtë, që vinin njëri pas tjetrit, në mënyrë që njerëzit të pajiseshin me besimin e saktë dhe të ktheheshin tek Ai të bindur dhe të nënshtruar. Por...