Select Page

– “Atëherë ata i rrëmbeu oshëtima (dënimi) …” – Ky ndëshkim ishte mëse i drejtë. Ai nuk ishte i pamerituar. Ai erdhi si drejtësi nga Zoti për zullumet e tyre. Kështu, ata i goditi një oshëtimë e madhe, e cila i vrau që të gjithë.

– “… dhe Ne i bëmë ata sikur të ishin hedhurina gjethesh të thara.” – Ata u shndërruan në mbeturina, si ato që nxjerr lumi në breg. Në një ajet tjetër thotë: “Ne lëshuam kundër tyre vetëm një ushtimë, dhe ata u bënë si shtrojë vathi.” [Kamer 31].

Larg mëshirës së Zotit qoftë populli keqbërës!” – Pas ndëshkimit, ata i ndoqi mallkimi i Zotit dhe poshtërimi para gjithë botës. I Lartësuari thotë: “Për ta nuk vajtuan as qielli e as Toka dhe as nuk patën kohë (që ti shpëtonin ndëshkimit).” [Duhan 29].