Select Page

30. Ja, kështu. Kush madhëron Shenjtëritë e Allahut, kjo është më e mirë për të te Zoti i vet. Juve ju janë lejuar kafshët (për ushqim), përveç atyre që ju janë thënë (në këtë Shpallje). Largohuni nga ndytësia e idhujve dhe largohuni nga shpifjet.

– “Ja, kështu. Kush madhëron Shenjtëritë e Allahut, kjo është më e mirë për të te Zoti i vet.“ – Kështu, të gjitha këto dispozita që ju mësuam përmbajnë madhërim e respekt të shenjtërive të Allahut, i Cili dëshiron prej besimtarëve që t’i respektojnë...

28. Për të parë të mirat që u janë falur atyre dhe për të madhëruar emrin e Allahut në ditë të caktuara për bagëtitë të cilat Ai ua ka dhënë (për kurban). Hani pra prej tyre (kurbaneve) dhe ushqeni të varfrin dhe nevojtarin.

– “… për të parë të mirat që u janë falur atyre …“ – Ata e bëjnë këtë vizitë në Shtëpinë e Zotit, që të arrijnë atje mirësi të shumta fetare, përmes disa adhurimeve të veçanta, që nuk mund të kryen në asnjë vend tjetër. Por ata përfitojnë edhe...

26. (Kujto) kur Ne ia treguam Ibrahimit vendin e Shtëpisë (dhe i thamë) “Mos adhuro askënd e asgjë tjetër veç Meje dhe pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tauaf), ose që qëndrojnë në këmbë, që përkulen dhe që bëjnë sexhde (kur falen).“

Allahu i Madhëruar na tregon madhështinë e kësaj xhamie të shenjtë dhe rëndësinë e saj të madhe. Ai na tregon gjithashtu, edhe rëndësinë e atij njeriu që e ndërtoi atë, pra, të Ibrahim el Halilit. I Madhëruari thotë: – “ (Kujto) kur Ne ia treguam Ibrahimit...

25. E sa për ata që kanë mohuar (Allahun) dhe që pengojnë (njerëzit) prej rrugës së Allahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë (vend adhurimi) për të gjithë njerëzit pa dallim, – qofshin vendës ose të ardhur dhe ata, qëllimi i të cilëve është të bëjnë ndonjë keqe e padrejtësi – , ata Ne kemi për t’i bërë të shijojnë një dënim të dhembshëm.

Allahu i Madhëruar na tregon për gjendjen e tmerrshme dhe të shëmtuar në të cilën ndodhen idhujtarët dhe ata që refuzojnë ta besojnë Atë. Ata kanë dy të këqija: mohimin e Zotit, të profetëve dhe të shpalljeve të tyre dhe pengimin e njerëzve nga rruga e Zotit dhe imani...