Select Page

Pastaj le të plotësojnë ritet e tyre, … – Pasi të përfundojnë adhurimet, mund të largojnë prej vetes papastërtitë dhe kufizimet, që i kishin gjatë ihramit.

… le t’i përmbushin premtimet e veta (ndaj Zotit) – Të përmbushin zotimin për kryerjen e haxhit, umres dhe kurbaneve.

… dhe le të sillen (bëjnë tauaf) rreth Shtëpisë së Lashtë. – Të bëjnë tavafin në këtë Shtëpi të Vjetër, e cila është absolutisht xhamia më e mirë. Ajo xhami është e mbrojtur nga e keqja e tiranëve. Ky është urdhër për të kryer tavafin në veçanti, pas urdhrit të përgjithshëm për të kryer adhurime.

Kjo porosi e veçantë për tavafin bëhet për të treguar rëndësinë dhe vlerat e mëdha të këtij riti. Ai është riti kyç i haxhit dhe të gjitha adhurimet e tjera gjatë haxhit të çojnë drejt tij. Mbase, kjo porosi e veçantë është bërë edhe për një arsye tjetër: tavafi është ligjëruar të kryhet në çdo kohë të vitit, edhe pa qenë i lidhur me adhurimet e haxhit dhe të umres.