Select Page

73. Ata (idhujtarët) synuan të të largojnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, që ti të trilloje diçka krejt tjetër nga ajo (Shpallja). Nëse do ta kishe bërë këtë atëherë ata do të të merrnin për mik (të afërt).

Allahu i Madhëruar tregon mirësitë e mëdha që i dhuroi Profetit të Tij dhe mbrojtjen e madhe që i bëri kundër armiqve të tij, të cilët ishin shumë të përkushtuar për ta dëmtuar atë. – “Ata (idhujtarët) synuan të të largojnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, që...

71. (Kujto) Ditën kur Ne do t’i thërrasim të gjithë njerëzit, bashkë me prijësin e tyre. Ata, që libri i tyre do t’u jepet nga e djathta, do ta lexojnë (me kënaqësi) librin e tyre dhe nuk do t’u bëhet asnjë padrejtësi.

– “(Kujto) Ditën kur Ne do t’i thërrasim të gjithë njerëzit, bashkë me prijësin e tyre.” – Allahu i Madhëruar na njofton për gjendjen e krijesave në Ditën e Gjykimit. Atë ditë, Ai do të thërrasë dhe tubojë krijesat dhe me secilin grup do...

70. Ne i nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira dhe i dalluam ata me një dallim të madh mbi shumë prej krijesave që Ne krijuam.

– “Ne i nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), …” – Ky është tregues i bujarisë dhe bamirësisë së pakufishme të Zotit, që askush nuk mund ta përkufizojë. Në sajë të kësaj bujarie, Ai e nderoi llojin njerëzor në shumë aspekte. Zoti e...