Select Page

92. Mos u bëni (në çështjet e betimit) si ajo që e prish endjen e saj pasi e ka thurrur fort! Dhe mos i përdorni betimet tuaja për dredhi mes jush për shkak se një grup është më i madh (e më i pushtetshëm) se tjetri! Allahu ju ka sprovuar me këtë dhe në ditën e gjykimit Ai do t’ju njoftojë për çdo gjë rreth së cilës kundërshtoheshit.

– “Mos u bëni (në çështjet e betimit) si ajo që e prish endjen e saj pasi e ka thurrur fort! Dhe mos i përdorni betimet tuaja për dredhi mes jush …” – Mos i thyeni premtimet, betimet dhe marrëveshjet, e të bini në gradën më të ulët! Mos u...

91. “Zbatojeni premtimin që ia keni dhënë Allahut, e mos i thyeni betimet pasi i keni bërë (e përforcuar) ato, dhe Allahun e keni marë si dëshmues mbi ju! Vërtet, Allahu di gjithçka që bëni ju.”

– “Zbatojeni premtimin që ia keni dhënë Allahut, …” – Kjo fjali përfshin të gjitha premtimet që robi i ka dhënë Zotit të tij, qofshin këto adhurime, betime apo zotime. Nëse plotësimi i tyre është vepër e mirë, atëherë është detyrë që t’i...

90. Allahu urdhëron për drejtësi, për bamirësi e për ndihmë ndaj të afërmve dhe i ndalon imoralitetin, poshtërsitë dhe padrejtësinë. Ai ju këshillon që ju të kujtoni (kumtet e Tij).

Drejtësia për të cilën Zoti urdhëron përfshin drejtësinë në raport me detyrimet ndaj Zotit dhe drejtësinë në raport me krijesat. Drejtësia është plotësimi i të drejtave dhe detyrimeve. Njeriu duhet të zbatojë urdhëresat e Zotit në lidhje me detyrimet pasurore, trupore...

89. Atë Ditë, kur për secilin popull Ne do të sjellim një dëshmitar kundër tyre, edhe ty do të të sjellim si dëshmitar kundër këtyre (popullit tënd). Ne ta shpallëm ty Librin si sqarim për çdo gjë, si udhëzim e mëshirë dhe si përgëzim për muslimanët.

Pasi tregoi se do të sjellë dëshmitarë nga çdo popull, Allahu i Madhëruar tregon këtu të njëjtën gjë, por duke përmendur në mënyrë të veçantë dëshminë e profetëve të zgjedhur dhe të nderuar. – “Atë Ditë, kur për secilin popull Ne do të sjellim një...