Select Page

Ata mohuan besimin e drejtë, së pari, për veten e tyre, duke i konsideruar shpalljet e Zotit si gënjeshtra. Përveç kësaj, ata luftuan kundër profetëve të Zotit dhe penguan edhe njerëzit e tjerë nga rruga e drejtë. Kështu, ata u shndërruan në ndihmues të rrugës së shejtanit, duke i ftuar njerëzit në humbje e poshtërsi, prandaj e merituan shumëfishimin e ndëshkimit. I shumëfishuar do të jetë ndëshkimi i tyre, sepse të shumëfishta ishin krimet dhe shkatërrimi që ata bënë në tokën e Zotit.